Kosova "pushton" podiumet në Grand Slamin e Parisit, medalje ari për Distrian, bronzë për Norën

E shtunë,  08 shkurt 2020

Medalje ari dhe bronzi është bilanci i ekipit tonë të xhudos nga Grand Slami i Parisit.

Distria Krasniqi e cila pas gati dy vitesh garoi në kategorinë -52 kilogramë, fitoi medaljen e artë.

Ajo në finale e zhvilluar para rreth 20 mijë shikuesve mposhti medalisten e argjendtë të Lojërave Olimpike Rio 2016, italianen Odette Giuffrida.

Distria mori 1 mijë pikë Olimpike për këtë kategori, derisa në kategorinë e saj -48 kilogramë, ndodhet e para në renditjen Olimpike.

Medalje, por të bronztë fitoi edhe Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë.

Nora fitoi medaljen e bronztë, pas fitores mdaj francezes, Leonie Cysique. Krahas të bronztës xhudistja jonë fitoi edhe 500 pikë Olimpike për Tokio 2020.

Është kjo medalja e parë e Norës në Grand Slamin e Parisit.

Në Paris për herë të parë u paraqit edhe Laura Fazliu, e cila në kategorinë -63 kilogramë shënoi një fitore, për t’u ndalur në të dytën.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: