Kosova fiton tri medalje në evropianin e bodybuildingut dhe fitnesit në Santa Susanna të Spanjës

E diel,  05 maj 2019

Një e argjendtë dhe dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga garuesit tanë në kampionatin evropian të bodybuildingut dhe fitnessit, që po mbahet në Santa Susanna të Spanjës.
Kushtrim Bajraktaraj fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 80 kilogramë.
Medaljen e bronztë e fituan, Besard Maxharraj, në kategorinë mbi 100 kilogramë, mosha 40-44 vjeçare dhe Granit Kuleta, në kategorinë "Man's Classic Bodybuilding -180 cm". Maxharraj garoi edhe në kategorinë mbi 100 kilogramë, ku doli i pesti.
Paraqitje të mirë pati edhe Egzon Hyseni, që doli i katërti në kategorinë deri në 100 kilogramë. Xhevat Asllani zuri vendin e gjashtë në kategorinë -95 kilogramë, ndërsa Leon Berisha dhe Alban Gojani nuk u përfshinë në top 6-she.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, Sabri Dragusha, deklaroi për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, noc-kosova.org" se Kosova pati respekt të madh, duke u përfaqësuar me simbole shtetërore, njësoj si vendet tjera, pavarësisht se Spanja nuk e njeh vendin tonë.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e garuesve tanë dhe gjithë komunitetit të bodybuildingut dhe fitnessit të Kosovës.



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: