Kosova falënderon qytetin e Sanjos, për mikpritjen e ngrohtë të ofruar ekipit olimpik të xhudos

E hënë,  11 tetor 2021

Është mbajtur sot takimi virtual i KOK-ut dhe institucioneve të Kosovës me drejtuesit e qytetit të Sanjo-s së Japonisë, takim ky që shërbeu në shenjë falënderimi për përkrahjen që ky qytet i dha ekipit olimpik të Kosovës para Lojërave Olimpike Tokio 2020.

KOK-u u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara. Komuna e Sanjos përfaqësohej nga kryetari, Ryo Takizawa dhe shefi i programit të këtij qyteti, Jiro Hashimoto.

Në fjalën e tij, sekretari i përgjithshëm, Aliti, ka falënderuar drejtuesit e Sanjos për mikpritjen e ngrohtë të ofruar ekipit olimpik të xhudos, duke thënë se përkrahja e tyre para dhe gjatë Lojërave Olimpike, do të jetë pjesë e historisë së suksesshme të Kosovës në Tokio 2020, derisa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë që bashkëpunimi me këtë qytet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ekipi olimpik i xhudos, kishte kryer një fazë përgatitore në Sanjo, para transferimit në Fshatin Olimpik të LO Tokio 2020, ndërsa krahas përgatitjeve, kishin mundësi që gjatë qëndrimit disa ditor të ambientoheshin dhe të përshtaten me klimën japoneze. Takimi i drejtuesve të këtij qyteti me ekipin olimpik të xhudos, do të mbahet në muajin e ardhshëm.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]