Kosova debutoi në kampionatin botëror të kërlingut

E diel,  21 prill 2019

Kombëtarja e Kosovës në kërling ka debutuar në kampionatin botëror që po mbahet në Stavanger të Norvegjisë.
E formuar vetëm muaj më parë, garuesit tanë po garojnë të barabartë me shtetet tjera.
Kosova ndodhet në një grup me Rusinë, Spanjën, Greqinë, Slloveninë, SHBA-të, Letoninë dhe Poloninë.
Ekipin tonë po e përfaqësojnë dyshja mikse, Peter Andersen dhe Eldena Dakaj. Trajner është Meriton Zeneli.
Pedersen është me prejardhje nga Kanada, ndërsa prej vitesh jeton në Kosovë. Ai është më meritori për sjelljen e këtij sporti në Kosovë.

"Kurrë nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të kem mundësinë të luaj për një shtet që nuk ka ekzistuar, derisa unë u bëra 15-vjeçar", thekson Pedersen për portalin kanadez "cbc.ca". "Por, është absolutisht mahnitëse dhe unë jam i ngazëllyer që kam mundësinë të luaj", shton ai.
Kosova në ditën e parë u takua me fuqinë e këtij sporti, Rusinë, nga e cila pësoi 11:1, ndërsa sot ekipi ynë u mund 8:3 nga Sllovenia, duke përmirësuar dukshëm paraqitjen.
Federata e Kërlingut e Kosovës është anëtarësuar në vitin 2013 në Federatën Ndërkombëtare te Kërlingut (WCF). Kryetar i saj është presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.
Sporti i kërlingut disa herë është promovuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes aktiviteteve të ndryshme, me qëllim të promovimit të këtij sporti, derisa të krijohet infrastruktura përkatëse!
“Promovimet janë bërë për Ditën Olimpike, për 6 Prillin, e sidomos në Festivalin Olimpik PyeongChang 2018, ku mbi 4000 fëmijë praktikuan kërlingun e midis tyre edhe Olimpistja Majlinda Kelmendi. Dhe, pas gjithë këtyre, erdhi dita kur ekipi i Kosovës në kërling të marrë pjesë në kampionatin botëror dhe kjo më bënë të lumtur”, thekson për “noc-kosovo.org”, Besim Hasani, kryetar i Federatës së Kërlingut të Kosovës.
KOK iu uron suksese garuesve tanë në ndeshjet e ardhshme.
 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: