Komunikatë e KON-it për barazinë gjinore në Lëvizjen Olimpike

E martë,  09 shkurt 2021

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me barazinë gjinore dhe komentet e presidentit të Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike (KOLO) Tokio 2020, Yoshiro Mori.

“Gjatë 25 viteve të kaluara, KON-i ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e femrave në dhe përmes sportit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë duke vendosur objektiva ambicioze. Komentet e fundit të presidentit Mori ishin absolutisht të papërshtatshme dhe në kundërshtim me angazhimet e KON-it dhe reformat e Agjendës Olimpike 2020. Ai kërkoi falje”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e KON-it.

Krahas kërkim faljes së Morit, edhe Komiteti Organizativ i Tokio 2020 e konsideroi komentin të papërshtatshëm dhe ripohoi angazhimin e tyre për barazinë gjinore.

Mori, ish-kryeministër i Japonisë, kishte deklaruar se gratë flasin shumë dhe janë të prira për “sens të fortë të rivalitetit”.

KON deklaroi se si udhëheqëse e Lëvizjes Olimpike, janë të përkushtuar në misionin e tyre për të inkurajuar dhe mbështetur promovimin e femrave në sport në të gjitha nivelet dhe në të gjitha strukturat, siç parashihet në Kartën Olimpike.

KON ka përkujtuar edhe 11 vendimet, arritjet dhe angazhimet që shkojnë në favor të barazisë gjinore:

1.      Me pjesëmarrjen e 49 për qind të femrave sportiste, Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të jenë të parat me barazi gjinore.

2.      KON ka kërkuar nga të 206 Komitetet Olimpike Komobëtare (KOK), që për herë të parë të kenë së paku një sportist të dy gjinive në ekipet e tyre olimpike.

3.      KON për herë të parë ka lejuar dhe inkurajuar të 206 KOK, që flamurin e tyre gjatë ceremonisë hapëse të LO Tokio 2020 ta bartin një vajzë dhe një djalë.

4.      Shefi i Misionit të ekipit olimpik të refugjatëve të KON-it për Tokio 2020, do të jetë Tegla Loroupe, një avokate e paqes, që merret me çështjet e refugjatëve, arsimin dhe të drejtat e femrave. Është femra e parë nga Afrika që fitoi maratonën e Nju Jorkut. Ajo është gjithashtu tri herë pjesëmarrëse e Olimpiadave dhe një mbajtëse e rekordit për shumë vjet.

5.      Nënpresidentja e parë e KON-it në Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të jetë Anita De Frantz, medaliste e bronztë afro-amerikane në Lojërat Olimpike Montreal 1976.

6.      Në LO Tokio 2020, sportistët do të përfaqësohen nga Komisioni i Sportistëve, shumica e anëtarëve të të cilit zgjedhen dretpërdrejt nga sportistët. Komisioni përbëhet nga 11 femra dhe gjashtë meshkuj. Kryetare është Kirsy Coventry, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KON-it, pesë herë olimpiste dhe fituese e shtatë medaljeve olimpike. Nënkryetare është Danka Bartekova, tri-herë olimpiste dhe medaliste e bronzë në Lojërat Olimpike Londra 2012, e cila është kualifikuar edhe për Tokio 2020.

7.      Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit, KON po punon ngushtë me “UN-Women” në avancimin e barazisë gjinore. Presidenti i KON-it, Thomas Bach është zgjedhur nga “UN-Women” si kampion i kampanjës “HeforShe”, për angazhimin dhe kontributin e KON-it për barazinë gjinore.

8.      Sot, anëtare femra të KON-it janë 37.5 përqind nga 21 për qind sa ishin në fillim të Agjendës Olimpike 2020.

9.      Përfaqësimi i femrave në Bordin Ekzekutiv të KON-it qëndron në 33.3 përqind, kundrejt 26.6 përqind para Agjendës Olimpike 2020.

10.    Femrat përbëjnë 47.8 përqind të anëtarëve të komisioneve në KON, krahasuar me 20.3 për qind para Agjendës Olimpike 2020.

11.   Punonjëset femra përfaqësojnë 53 përqind të administratës së KON.

“Për të gjitha këto arsye, sportistët, të gjithë akterët olimpikë dhe tifozët duhet të jenë të sigurt se KON-i do të vazhdojë të japë angazhimin e tij për barazinë gjinore, përfshirjen, solidaritetin dhe mosdiskriminimin”, thuhet në fund të komunikatës së KON-it.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]