Komunat shprehen të gatshme për të organizuar Ditën Olimpike 2019

E enjte,  02 maj 2019
Dhjetëra komuna kanë marrë pjesë në takimin e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me drejtorët e Drejtorive të Sportit në Komunat e Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte organizimi i Ditës Olimpike 2019, si dhe aktivitetet tjera që e presin KOK-un gjatë këtij viti.
Në takim ishin të pranishëm drejtorët e komunave të Pejës, Gjakovës, Vushtrrisë, Skënderajt, Malishevës, Dragashit, Shtimës, Drenasit, Rahovecit, Istogut, Vitisë, Kamenicës, Fushë Kosovës dhe Kaqanikut, kurse shumica e komunave tjera munguan me arsye, por që i mbeten besnik bashkëpunimit me KOK-un.
Presidenti Hasani falënderoi drejtorët e komunave për bashkëpunimin e frytshëm të krijuar ndër vite me Komitetin Olimpik të Kosovës, duke bashëpunuar në shumë aktivitete, si Dita Olimpike, Panairi i Sportit, etj.
Presidenti Hasani i njoftoi të pranishmit me projektet e KOK-ut gjatë këtij viti, me theks të veçantë Dita Olimpike 2019, e cila organizohet më 27 maj në të gjitha komunat e Kosovës.
Përfaqësuesit e komunave u shprehën mirënjohës për punën që po bënë KOK-u, derisa shprehën gatishmërinë për të qenë bashkëpjesëmarrëse në organizimin masiv të Ditës Olimpike 2019, si dhe në aktivitetet tjera.  Gjatë bashkëbisedimit të dy palët biseduan për procedurat që duhet ndjekur në organizimin e këtij aktiviteti.
Në Ditën Olimpike marrin pjesë fëmijët e lindur në Vitin e Pavarësisë (2008).



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: