Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lanson kampanjën #StrongerTogether, që shënon 1 vit deri në LO Tokio 2020

E mërkurë,  22 korrik 2020

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të organizojë kampanjën #StrongerTogether, me rastin e shënimit të mbetjes saktësisht edhe një vit deri në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020, të cilat u shtyn për një vit shkaku i pandemisë Covid 19.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të hapen më 23 korrik 2021.

Me këtë rast, IOC ka lansuar kampanjën #StrongerTogether, të cilën dëshiron të përfshirë gjithë Lëvizjen Olimpike në botë.

 

Më poshtë gjeni agjendën e IOC, sipas kohës tonë lokale

Ora 11:00 - Në faqet zyrtare të IOC (Olympics) publikohet një film i metrazhit të shkurtër 2 minutësh që lidhet me kampanjën #StrongerTogether, e cila përfaqëson solidaritetin dhe unitetin e Lëvizjes Olimpike.

 

13:00 - Komiteti Organizativ i Tokio 2020 do të publikojë një video-mesazh, në shenjë respekti dhe mirënjohje për të gjithë ata që mbështesin Lojërat dhe sportistët që synojnë të marrin pjesë në Tokio 2020 vitin e ardhshëm. Mesazhi do të bëhet nga stadiumi Olimpik i Tokios, pikërisht në kohën e njëjtë ku një vit më pas do të nis ceremonia hapëse e LO Tokio 2020.

 

Në kanalin Olympic Channel në Instagram gjatë ditës (23 korrik) do të ketë intervista LIVE me 4 sportistë elitarë: Nathan Adrian, pesë herë kampion Olimpik në not (SHBA), Simon Bales (gjimnastikë, SHBA), Kohei Uchimura (gjimnastikë, Japoni) dhe Mai Murakami (gjimnastikë, Japoni).

 

Prej 24 korrik – 8 gusht 2020 - kanali Olympic Channel do të sjell “Momentet më të mira Olimpike”, duke shfaqur disa prej kujtimeve më frymëzuese, emocionuese dhe të paharrueshme Olimpike që kanë bërë histori në Lojërat Olimpike.  

Videot do të shpërndahen edhe në faqet zyrtare të KOK-ut.

Për përdoruesit e twitterit, të cilët postojnë gjatë ditës së nesërme ndonjë mesazh duke bërë tag @Olympics hashtag #StrongerTogether dhe një emotikon të flakës, do të marrin një video klip befasues nga IOC.

IOC inkurajon gjithë sportistët që gjatë ditës së nesërme të publikojnë ndonjë mesazh inkurajues në faqet e tyre private, ose të shpërndajnë mesazhet e IOC, duke përdorur hashtagët si në vijim: #1YearToGo #StrongerTogether

Gjatë ditës së nesërme do të ketë edhe postime dhe video të ndryshme, të cilat do të shpërndahen edhe në faqet zyrtare të KOK-ut në Facebook, Instagram, Twitter, Linkedin e TikTok.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: