KOK zhvilloi takim online në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

E enjte,  03 dhjetor 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar traditën e shënimit të 3 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Për dallim nga vitet e kaluara, shkaku i masave ndaj pandemisë Covid 19, aktiviteti u mbajt online përmes platformës ’Zoom’, ndërsa të pranishëm ishin 13 pjesëmarrës nga organizata të ndryshme për persona me aftësi të kufizuar, si dhe vullnetarë.

Presidenti Besim Hasani, duke uruar të pranishmit për këtë ditë, shprehu edhe një herë përkrahjen e KOK-ut për personat me aftësi të kufizuara, si dhe shoqatat që përkujdesen për ta, derisa zhvilloi një bashkëbisedim me theks të veçantë sfidat e tyre gjatë pandemisë Covid 19.

E pranishme ishte edhe presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, duke përgëzuar KOK-un për organizimin e këtij takimi, foli për kushtet që vendi ynë ofron për personat me aftësi të kufizuara karshi vendeve tjera.

Pjesëmarrësit folën për kufizimet e tyre në disa aktivitete, përkrahjet dhe mundësitë që iu ofrohen, si dhe sfidat me të cilat po përballen gjatë pandemisë, duke u pajtuar bashkarisht që sporti luan rol kyq gjatë kësaj periudhe.

Medina Surdulli, kampione e Evropës në not me Syndrom Down, duke falënderuar KOK-un për mbështetjen, tha se kohën më të madhe në pandemi është duke e kaluar me aktivitete sportive.

Më aktivi ishte Dionis Ferataj nga Down Syndrome Kosova, i cili i dha hijeshi të veçantë takimit, duke treguar për përvojat e tij, si dhe ëndrrën për t’u bërë aktor dhe biznesmen.

Në fund, për të pranishmit u lëshua një video inspiruese personave me aftësi të kufizuara, të cilët i kanë bërë ëndrrat realitet, duke fituar medalje të Lojërave Paralimpike.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]