KOK zbulon Rrathët Olimpikë me rastin e Ditës Olimpike Ndërkombëtare

E hënë,  22 qershor 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës nesër (e martë) shënon 23 qershorin - Ditën Olimpike, me ç’rast do të organizojë aktivitete të ndryshme.

Për shkak të problemeve me pandeminë globale Covid 19, Dita Olimpike do të shënohet ndryshe nga vitet e kaluara.

Në ora 10:50 KOK do të bëjë zbulimin e Rrathëve Olimpikë para Shtëpisë së Sportit.

Rrathët Olimpikë do të zbulohen nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe udhëheqës të lartë të shtetit të Kosovës.

Po ashtu, nga ora 11:00, zyret e KOK do jenë të hapura për t’i pritur mysafirët, me ç’rast do të njoftohen me ambientet, rekuizitat, rezultatet dhe të arriturat e KOK që nga themelimi e deri më sot.

Në ora 14:00 në kampusin e Universitetit të Prishtinës do të mbillen 20 deri në 30 drunjë, ku secila federatë dhe sportistë elitarë, do të kenë mundësinë ta mbjellin një dru me emrin e tij/saj.

Në mesin e sportistëve elitarë, do të jenë edhe kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, kampionia e Evropës në xhudo, Nora Gjakova, dhe trajneri i tyre, Driton Kuka, të cilët do të mbjellin nga një pemë.

Zbulimi i Rrathëve Olimpik do të transmetohet LIVE në RTK, si dhe dhe në faqet zyrtare të KOK-ut dhe Kosova Pressit në Facebook.

Prej orës 18:00 në RTK zbulohen fituesit e shpërblimeve të Kampanjës së KOK-ut për Ditën Olimpike, të organizuar me komunat.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: