KOK shënoi 4 tetorin - Dita Botërore të Ecjes

E diel,  04 tetor 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me komunat shënoi 4 tetorin - Ditën Botërore të Ecjes, që mbahet nën patronatin e organizatës ndërkombëtare TAFISA.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me komunat e Prishtinës, Ferizajt, Drenasit e Kaçanikut.

Mijëra qytetarë iu bashkuan aktivitetit duke ecur, derisa bënë foto me mesazhe të ndryshme dedikuese.

Hapja e akvititetit u bë nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, si dhe drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha.

Presidenti Hasani, i cili ecjen ia dedikoi sportistëve, bëri thirrje që sa më shumë njerëz t’i bashkohen kësaj kampanje për ta dërguar mesazhin në botë se ne e duam sportin, rekreacionin dhe stilin e jetës së shëndetshme nëpërmjet sportit.

“Sot jemi tubuar që ta festojmë 4 tetorin – Ditën Botërore të Ecjes, të organizuar nga ‘TAFISA’, një organizatë ndërkombëtare për ‘Sportin për të gjithë’ dhe normalisht çdo njeri i cili ka dalë nga shtëpia pë të shëtitur, për të ecur, për të bërë sport me biçikletë, e gëzon të drejtën për të bërë një foto dhe ta memorizojë këtë moment, por edhe të ftojë me dhjetëra e qindra shokë të tij dhe familjarë që t’i bashkohen kësaj kampanje”, deklaroi presidenti Hasani, duke theksuar se prania e ministres Dumoshi, është nder i madh për ne.

Ministrja Dumoshi ecjen ia dedikoi personave me aftësi të kufizuara, ndërsa në fjalën e saj ftoi edhe të tjerët që ecjen t’ua dedikojnë personave të veçantë.

“Çdo iniciativë e cila është e tillë dhe jep një mesazh, unë si ministre gjithmonë do ta përkrahi. Ne jemi mbështetës të aktiviteteve të cilat i organizon KOK-u në krye me presidentin Hasani. Sot, ecjen time nga shtëpia deri tek sheshi Skënderbeu, me shumë dashuri ia dedikova personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që atyre t’u krijohen kushte për më shumë sport”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.

Edhe drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha, bëri thirrje që sa më shumë njerëz të shfrytëzojnë këtë ditë për të ecur.

Krahas sheshit, komuna e Prishtinës, organizoi aktivitetin edhe në Parkun e Gërmisë, ku iu bashkuan qindra pjesëmarrës.

Komuna e Ferizajt aktivitetin e shënoi në sheshin e qytetit, sikurse ajo e Drenasit, që mblodhi sportistë të ndryshëm, kurse komuna e Kaçanikut organizoi ecjen bashkë me Shoqatën Bjeshkatare Alpiniste Kaçaniku dhe vullnetarët e KVRL-s.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: