KOK shënoi 22 prillin - Ditën Botërore të Tokës

E enjte,  22 prill 2021

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar sot 22 prillin – Ditën Botërore të Tokës.

Në aktivitetin e mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, u mbollën lule nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, dhe drejtuesit e Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.

Të pranishëm krahas presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, sekretarit të përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentëve Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, ishin edhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, pastaj drejtori i DS në MKRS, Fitim Arifi, zëvendësdrejtoresha e DS, Afërdita Fazliu, si dhe drejtues tjerë të DS-së dhe  Rektoratit.

Presidenti Krasniqi duke folur për shënimin e kësaj dite, bëri thirrje që të gjithë të kontribuojnë për një tokë sa më të pastër.

“Aktiviteti i sotëm është vetëm një gjest simbolik, i cili duhet të shërbejë si mesazh për ta ruajtur tokën me pastërti dhe gjelbërim, prandaj ne duhet të vetëdijësohemi dhe të kontribuojmë për një tokë sa më të pastër”, tha ndër të tjera presidenti Krasniqi.

Edhe rektori Sahiti u ndje i lumtur që dhanë një kontribut simbolik për të shënuar këtë ditë, derisa përqoi mesazhin për përkujdesje sa më të madhe për planetin tonë dhe të kujdesemi për ta degraduar sa më pak që është e mundur.

Dita e Tokës shënohet në gjithë botën për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]