KOK prezantoi ekipin olimpik për LOD Pekini 2022

E premte,  28 janar 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar ekipin olimpik të Kosovës, i cili do të udhëtojë drejt Pekinit të Kinës për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Ekipi olimpik përbëhet nga skitarët Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, trajneri Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka, zyrtari ndërlidhës për Covid 19, Jeton Beqiri, zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi dhe fizioterapeuti, Shyqri Mema.

Në konferencëne  mbajtur në Sëiss Diamond, mungoi Kiana Kryeziu, shkaku i komplikimeve shëndetësore dhe ruajtjes nga infektimi me Covid 19.

Presidenti Ismet Krasniqi ka deklaruar se Kosova për herë të parë ka dy sportistë për Olimpiadën e dimrit.

“Në Olimpiadën e Pekinit do të marrin pjesë 90 shtete, që do të thotë se 105 shtete nuk kanë arritur të kenë sportistë të kualifikuar dhe kjo na bënë krenarë që vendi ynë, përkundër infrastrukturës aspak të mirë dimërore, ka arritur të kualifikohet me dy sportistë, për çka falënderojme skitarët tanë, trajnerin Agim Pupovci dhe Federatën e Skitarisë së Kosovës, për kontributin e dhënë”, deklaroi i pari i KOK-ut.

Skitari Albin Tahiri u shpreh krenarë që do ta përfaqësojë sërish Kosovën, derisa theksoi se do ta japë maksimumin për të përfaqësuar sa më mirë vendin.

Kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, deklaroi se medalje për Kosovën do të jetë, nëse ndonjëri nga sportistët tanë përfundon në top 30-she.

Trajneri Agim Pupovci foli për sfidat që kanë pasur deri në fitimin e normave olimpike, përfshirë edhe Arbi Pupovcin, i cili shkaku i rregullave të FIS-it, nuk do të marrë pjesë në Olimpiadë.

Shefi i misionit, Bujar Turjaka, foli për përgatitjet drejt Pekinit dhe sfidat me pandeminë Covid 19.

Ekipi udhëton nesër (e shtunë) nga aeroporti i Prishtinës, në relacionin përmes Stambollit.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]