KOK përzgjodhi komunat fituese në kampanjën virtuale për Ditën Olimpike

E enjte,  25 qershor 2020

14 komuna iu bashkuan kampanjës virtuale shpërblyese të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) për shënimin e 23 qershorit – Ditës Olimpike.

Komunat krijuan video përmbledhëse me fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa fituesit u zbuluan drejtpërdrejt në emisionin “Sporti në RTK” nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.

Bazuar në kriteret e përcaktuara si: Masiviteti, atraktiviteti, montimi dhe përfshirja e simboleve olimpike, komuna e Shtimjes doli e para, e cila do të shpërblehet nga KOK-u me 300 Euro.

Në vendin e dytë u rendit Gjilani, kurse pas saj Obiliqi, të cilat u shpërblyen me nga 250 përkatësisht 200 Euro.

Peja doli e katërta, për çka do të shpërblehet me 150 euro, kurse Prishtina si e pesta me 120 Euro.

Tri komunat tjera, Drenasi, Ferizaj dhe Hani i Elezit do të përfitojnë nga 100 Euro.

Tetë komunat tjera si: Gjakova, Dragashi, Rahoveci, Juniku, Mitrovica dhe Fushë Kosova, do të shpërblehen me nga 50 Euro.

KOK falënderon të gjitha komunat për bashkëpunimin e frytshëm në realizimin e kësaj kampanje.

Në ditët në vijim, KOK do të publikojë edhe fituesit e kampanjës tjetër të realizuar me fëmijët e lindur në vitin 2008 dhe të cilët kanë marrë pjesë në çdo vit të organizimeve të Ditës Olimpike, prej vitit 2012.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: