KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB

E premte,  10 shtator 2021

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB. 

Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe dekani i Kolegjit AAB, Fatmir Pireva.

Presidenti Krasniqi, duke e vlerësuar lart nënshkrimin e këtij memorandumi, theksoi se për KOK-un po hapet një kapitull i ri, i cili e afron edhe më shumë me institucionet arsimore dhe sportive, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me Kolegjin AAB, ka ekzistuar edhe muaj më parë, por që tani po zyrtarizohet me nënshkrim të memorandumit.

Gjatë fjalës së tij, dekani Pireva përmendi aktivitetet e përbashkëta të organizuara si, shënimi i Ditës Olimpike 2021 dhe tryezat e përbashkëta, ndërsa marrëveshja e zyrtarizuar tashmë, do të përfshijë disa prej pikave si shkëmbim të stafit, shkëmbim të përvojave të përbashkëta, organizim të aktiviteteve si shkollat verore, simpoziumet e ndryshme, konferencat etj, derisa sipas tij, kulminacioni i këtij bashkëpunimi  do të jetë themelimi i Akademisë Olimpike.

Për rëndësinë që ka nënshkrimi i këtij memorandumi në avancimin e KOK-ut në pjesën së edukimit, foli edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili theksoi së shpejti do të hapet Akademia Olimpike, që do të funksionojë si Departament i ri brenda KOK-ut, e që bashkëpunimi krahas AAB-së do të zgjerohet edhe me Universitetin e Prishtinës.

Nënshkrimin e këtij memorandumi e vlerësuan lart edhe nënpresidentja e KOK-ut, Mimoza Shkodra Bislimi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi, si dhe përfaqësues tjerë të AAB-së, që ishin të pranishëm.

 

LINK-u i videos së plotë:

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]