KOK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Francës dhe Aleancën Franceze në Prishtinë
Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze në Kosovë.
Qëllimi i marrëveshjes së arritur është bashkëpunimi edukativ dhe gjuhësor, me ç’rast stafi i KOK-ut do të trajnohet për të vijuar kursin e gjuhës frënge.
Ky kurs është mundësuar pas anëtarësimit të KOK-ut në Asociacionin Frankofon të Komiteteve Olimpike Kombëtare (AFCNO).
Arritjen e marrëveshjes e kanë vlerësuar lartë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ambasadori Olivier Gueirot dhe presidenti i Aleancës, Kushtrim Bulliqi.