KOK në bashkëpunim me komunat shënon Ditën Olimpike 2020 përmes platformës virtuale

E enjte,  28 maj 2020

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, zhvilloi një video-konferencë me drejtorët dhe zyrtarët e sportit të komunave të Kosovës.

Qëllimi i zhvillimit të këtij takimi ishte shënimi i Ditës Olimpike 2020, e cila këtë herë me rekomandim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do të shënohet në mënyrë virtuale, shkaku i pandemisë Covid-19.

Me këtë rast, KOK në bashkëpunim me komunat do të shënojë këtë ditë përmes realizimit të videove nga fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008).

Gjatë takimit të zhvilluar përmes platformës ‘Zoom’ u fol për rëndësinë e aktivizimit të fëmijëve në kushtet e pandemisë, për identifikimin e të gjithë fëmijëve të lindur në vitin 2008.

Këta fëmijë të shënjestruar (targetuar) nga KOK nga viti 2012-2019 për çdo vit, për çdo 23 qershor, kane vrapuar për nder të Ditës Olimpike Ndërkombëtare ose për nder të 27 majit, ditës së themelimit të KOK-ut.

Në këto rrethana, midis këtyre dy datave, 27 maj - 23 qershor, fëmijët do të vrapojnë në shtëpitë e tyre ose do të ekzekutojnë ndonjë veprim akrobatik, i cili do të publikohet në rrjetet sociale të KOK-ut.

Fëmijët rekomandohet të kenë të veshur fanellën e KOK-ut me të cilën kanë vrapuar vitin e kaluar, ku pjesëmarrës në Ditën Olimpike ishin rreth 12 mijë fëmijë nga 25 komuna.

Rekomandohet po ashtu që përfaqësuesit e drejtorive për sport do të përkujdesen që gjatë montazhës të përfshijnë simbole të KOK-ut.

Me një video të tillë, secila komunë do të konkurrojë për renditje në njërin nga 6 vendet e para, të cilat do të shpërblehen nga KOK-u!

Pjesëmarrësit në video-konferencë përgëzuan presidentin Hasani për iniciativën, por edhe premtuan angazhimin e fuqishëm për aktivizimin e fëmijëve në këtë kohë pandemie.

Krahas kësaj, KOK beson se pasi të kthehen nxënësit në shkolla, do ta organizojë vrapimin për Ditën Olimpike 2020, nëpër të gjitha komunat, aktivitet ky që pritet të mbahet në muajin shtator ose tetor të këtij viti.
Në takimin e ardhshëm, që do të mbahet më 1 qershor, do të diskutohet për detaje tjera.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]