KOK mbështet ekipin Olimpik të xhudos me vijimin e kampeve në Herstal dhe Paris

E mërkurë,  05 shkurt 2020

Ekipi Olimpik i Xhudos po vijon përgatitjet para garës së Grand Slamit, që mbahet më 8 dhe 9 shkurt 2020 në Paris të Francës.

Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë garë dhe të tjerat që i presin në rrugën e gjatë drejt kualifikimit për në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ekipi i xhudos po merr pjesë në kampin Herstal të Belgjikës, që po mbahet prej 2-7 shkurt 2020.

Komiteti Olimpik i Kosovës është duke vazhduar mbështetjen për ekipin Olimpik të xhudos, duke i mbuluar shpenzimet e pjesëmarrjes në këtë kamp, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për të mbështetur sportistët elitarë.

Krahas këtij kampi, xhudo do të vazhdojë edhe me kampin tjetër në Paris, që mbahet prej 9-13 shkurt 2020, shpenzimet e të cilëve sërish mbulohen nga KOK-u.

Gara e madhe e Grand Slamit të Parisit mbahet këtë fundjavë, ku sportistët tanë synojnë të ngjiten në podium dhe të fitojnë sa më shumë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Sipas përzgjedhësit të xhudos, Driton Kuka, në Paris do të marrin pjesë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, kurse ende nuk dihet nëse do të përfaqësohet edhe Laura Fazliu.

Deri më tani, të pesë xhudistët Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), janë brenda normës Olimpike.

KOK iu uron fat dhe suksese xhudistëve tanë në garën e Parisit.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: