KOK mbajti takim online me vullnetarët në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve

E shtunë,  05 dhjetor 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur sot takim online me vullnetarët për të shënuar 5 dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve.

Pjesëmarrës ishin dhjetëra vullnetarë, të cilët janë krahu i djathtë i aktiviteteve të ndryshme të KOK-ut.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, duke përgëzuar vullnetarët për këtë Ditë, shprehu respektin dhe mirënjohjen për kontributin në KOK dhe organizata tjera sportive, që janë në kuadër të Lëvizjes Olimpike.

Presidenti Hasani u interesua për gjendjen e tyre shëndetësore në rrethana të pandemisë Covid 19, derisa bashkëbiseduan edhe për përjetime të ndryshme interesante gjatë punëve të tyre si vullnetarë, etj.

Pjesëmarrëse në takim ishte edhe profesoresha e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), Shqipe Bajçinca Brestovci, njëherit anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, e cila është ura ndërlidhëse e KOK-ut dhe vullnetarëve, për çka u falënderua nga presidenti Hasani dhe vullnetarët.

Të pranishmit në takim falënderuarn KOK-un për vazhdimin e traditës së shënimit të kësaj dite, derisa shprehën kënaqësinë që shërbejnë si vullnetarë të KOK-ut, për çka treguan se kanë marrë përvoja të ndryshme nga aktivitetet e organizuara, konkretisht nga seminaret si SIGA, Festivalet e ndryshme, Dita Olimpike etj.

KOK ndihet falënderues veçanërisht për Festivalin Dimëror Pyeong Chang 2018, të organizuar në Prishtinë, në të cilën morën pjesë mbi 13 mijë fëmijë, që mësonin kërlingun, patinazhin dhe hokejin në akull, të mbështetur pikërisht nga qindra vullnetarë, kryesisht nga FEFS.

Ata shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me KOK-un edhe në vitet në vijim.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]