KOK mbajti Asamblenë e Përgjithshme Vjetore 2019

E diel,  27 dhjetor 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur mbrëmë Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Punës për vitin 2019, e cila ishte shtyrë dy herë shkaku i pandemisë Covid 19.

Asambleja e udhëhequr nga presidenti Besim Hasani, u mbajt nën respektimin e masave të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe organet përkatëse, ndërsa për shkak të numrit të madh të pikave të Rendit të Ditës dhe diskutimeve të shumta, zgjati rreth shtatë orë!

Presidenti Hasani iu drejtua të pranishmëve, duke theksuar se 2019 ishte një tjetër vit i suksesshëm për ne, ndërsa theksoi se KOK ka përmbushur misionin e tij të përcaktuar edhe me Kartën Olimpike, për dërgimin e sportistëve në aktivitetet që organizohen nën patronatin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare, ndërsa përmbushi plotësisht objektivat strategjike të KOK, nëpërmjet planit të veprimit të vitit 2019.

“Falë vajzave tona të vyera: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, Bjellorusia si organizatore e Lojërave Evropiane Minsk 2019 u njoftua me simbolet dhe fuqinë sportive të shtetit tonë. U fituan tri medalje, të cilat e renditën vendin tonë në mesin e shteteve më të suksesshme në Evropë. Rezultatet nuk munguan as nga boksi e karate që ishin pranë medaljes. Medalja nuk mungoi as në Festivalin Evropian për të Rinj Baku 2019, ku në skenë doli atleti, me shumë talentë dhe të ardhme të ndritur, Muhamet Ramadani. Sukseset e shumta në sportet individuale dhe në sportet ekipore, ku veçohet arritja historike e kombëtares U-21 në hendboll dhe shkëlqimi i futbollit, ishin kryelajm në mediat botërore”, tha mes tjerash presidenti Hasani, duke përmendur edhe mbështetjet e KOK-ut bërë për sportistët e shumtë përmes përgatitjeve në kampe të ndryshme, dhënies së bursave, ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, etj.

Kuvendi u vëzhgua edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Ibër Alaj, dhe u.d. i drejtorit të Departamentit të Sportit, Fitim Arifi.

Sekretari i përgjithshëm, Alaj, në fjalën e tij tha se MKRS do të vazhdojë bashkëpunimin me federatat sportive, në fuqizimin dhe zhvillimin e sportit, duke përmendur mbështetjen e bërë federatave sportive.

Të pranishëm në Kuvend, sipas Komisionit Verifikues në përbërje: Latif Demolli, Muhamet Arifi dhe Enis Qafleshi ishin 70 delegatë nga 84 sosh me të drejtë vote.

Me 47 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenime u miratua Rendi i Ditës. Më pas, unamisht u miratua procesverbali nga Asambleja e Punës 2018.

Edhe këtë herë në Rend Dite ishte “Kërkesa për anëtarësim të federatave të reja në KOK”, ku pas diskutimeve të shumta me të drejta të plota u pranuan federatat e  golfit, muaythai, kajakimit, ragbi, triatloni, biliardo, motoçiklizmi, artet marciale, E-sporti dhe pikado, federata këto që ngritën numrin e asambleistëve me të drejtë vote.

Në vazhdim me vetëm një votë ‘abstenim’, asnjë ‘kundër’ dhe të gjitha ‘për’ u miratuan Raporti Vjetor i Punës 2019, Raporti Financiar 2019, Raporti i Auditorit 2018 dhe 2019, Raporti i Këshillit Mbikëqyrës të KOK-ut, Miratimi i Planit të Veprimit 2020, Miratimi i Planit Financiar 2020, si dhe Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Pavarur Zgjedhor të KOK-ut. 

Më pas u zgjodh Komisioni i Pavarur Zgjedhor në përbërje: Fadil Luta, Valon Nikçi dhe Mirsad Sejdiu.

Me shumicë votash, u vendos që Asambleja Zgjedhore e KOK-ut të mbahet më së largu deri më 31 mars 2021.

Pika për miratimin e statutit të ri të KOK-ut, i cili ishte bërë në harmonizim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në të cilën ishte përfshirë ngritja e Barazisë Gjinore në Asamble dhe Bordin Ekzekutiv të KOK-ut, zgjoi debat, ku në fund mori 41 vota ‘për’, 28 ‘kundër’ dhe 4 ‘abstenime’, që nuk ishte e mjaftueshme për t’u miratuar, pasi duheshin 2/3 e votave.

Në pikën e parafundit u miratua unanimisht Rregullorja për Procedurat e Zgjidhjes së Konflikteve përmes Këshillit të Arbitrazhit Sportiv të KOK-ut.

Në pikën ‘Të ndryshme’, KOK u autorizua të zgjedh dizajnin për përfaqësimin e ekipeve dhe kombëtareve në arenën ndërkombëtare, dhe të cilat duan të nënshkruajnë kontratë me sponsorin e KOK-ut për veshjet sportive, ‘Fourteen’.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: