KOK lanson dizajnin e ri të ueb-faqes

E hënë,  16 dhjetor 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës ka lansuar dizajnin e ri të ueb-faqes www.noc-kosovo.org.

Uebfaqja tani e tutje përmban dizajn modern dhe lehtë të qasshëm, të cilat kanë të bëjnë me adaptimin e trendëve të fundit të teknologjisë informative.

Dizajni i ri është shumë më atraktiv për lexuesit, ka font të ri të shkronjave, si dhe rubrika të reja, të cilat përbëhen nga artikuj të shumtë.

Krahas artikujve dhe të dhënave të shumta për KOK-un, rëndësi të veçantë kanë edhe fotot, të cilat tani janë me cilësi të lartë.

Online përmes ueb-faqes mund ta lexoni edhe Revistën tre muajëshe Olimpi, kurse rrjetet sociale dhe videot e fundit të KOK-ut mund t’i gjeni në ballinë.

Hapësirë të veçantë kanë edhe partnerët e KOK-ut, HIB Petrol, Toyota Kosova, Gjirafa, Hotel Sirius, Physio Miracle dhe Kosova Press, të cilët krahas logove që shfaqen në ballinë, top-sponsorët kanë hapësirë edhe gjatë leximit të artikujve.

CV-të me sukseset e sportistëve elitarë mund t’i gjeni tek rubrika “Sportistët”, kurse medalistët e deritashëm të KOK-ut në rubrikën “Medaljet”.

Pjesëmarrja në Lojërat ndërkombëtare në pesë vjet të anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, mund t’i gjeni përmes seksionit “Lojërat”.

Përmes www.noc-kosovo.org mund të inkuadroheni edhe në ueb-faqet dhe faqes zyrtare të federatave sportive në Kosovë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]