KOK i dërgon letër mbështetëse Komitetit Olimpik të Ukrainës

E mërkurë,  02 mars 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka dërguar letër solidarizimi dhe mbështetëse Komitetit Olimpik të Ukrainës, pas ngjarjeve të fundit.

Që nga java e kaluar, Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë, e cila është duke u sanksionuar nga bota e sportit, bashkë me mbështetësin e tyre, Bjellorusinë.

Në letrën e dërguar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, për homologun e tij, Sergey Bubka, kujtohen vuajtjet e popullit të Kosovës nga lufta e fundit në vendin tonë.

“Në këto ditë të vështira për popullin tuaj, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe gjithë populli ynë shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për kauzën tuaj dhe shpresën për sigurinë tuaj. Ne ndiejmë të njëjtin trishtim me ju, pasi kjo luftë na sjell kujtimet kur ne po vuanim luftën 23 vjet më parë”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit Krasniqi.

KOK gjithashtu mbështet fuqishëm sanksionet e vëna nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatat Ndërkombëtare Sportive për për sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë.

KOK ka bashkëpunim të mirë me Komitetin Olimpik të Ukrainës, ndërsa presidenti i KO të Ukrainës, Sergey Bubka, i kishte ndarë medaljen e artë olimpike Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]