KOK fillon me botimin e revistës "Olimpi"

E martë,  23 prill 2019

Synimi për të vazhduar rrugën e të qenit në top-10 Komitetet Olimpike më të mira në botë, premtim ky i dhënë presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe mikut tonë, Thomas Bach, po vazhdon me projektin e ri, të emërtuar “Olimpi”.

Pas librit foto-reportazh “Debutimi i Artë”, kushtuar medaljes së artë Olimpike të krenarisë mbarëshqiptare, Majlinda Kelmendi, Olimpi do të jetë revistë tre muajshe, e cila do të botohet e tëra ‘kolor’.

Olimpi 60-faqësh do të pasqyrojë aktivitetet e Komitetit Olimpik të Kosovës, ngjarjet ndërkombëtare të sportistëve tanë, me theks të veçantë ngritjet në podium, por që nuk do të mungojnë edhe intervistat dhe rubrikat e ndryshme.

Olimpi do të jetë dritare e re e promovimit të sportistëve dhe sportit të Kosovës…

Numri i parë i kësaj reviste vjen në kohën më të mirë, në tre muajshin tejet të suksesshëm të sportit tonë, ku numri i medaljeve ndërkombëtare shkoi në 26, 21 vetëm nga sporti tashmë tejet i famshëm në vendin tonë, xhudo, me arkitektin e gjithë këtyre sukseseve, Driton Kuka. Nuk munguan edhe medaljet evropiane të fituara nga karateja, si dhe ato ballkanike nga mbretëresha atletikë, që japin shpresë për të ardhmen.

Në tre muajt e parë të 2019-ës, sportet ekipore vazhduan të rikthejnë shikueshmërinë, ku gjetja e një bilete në futboll dhe basketboll duket më e vështirë se sa marrja e vizës! Edhe në hendboll e volejboll, ngritja po vazhdon.

Tre muajshi i parë na zë edhe me ceremoninë e Laureatëve 2018, në të cilën u sublemuan sukseset e gjithë sportistëve në vitin 2018. Për herë të parë në histori, vëlla e motër u bënë mbretërit e sportit.

Deri në numrin e dytë, ku në tre muajshin e ardhshëm KOK-un e pret ngjarja më e rëndësishme këtë vit, Lojërat Evropiane Minsk 2019, në të cilat synimet për medalje janë të mëdha, lexim të këndshëm të Olimpit.

 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: