KOK, edhe këtë vit bëhet pjesë e kampanjës me letër të bardhë
Komiteti Olimpik i Kosovës do të shënojë edhe këtë vit 6 prillin – Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe, e cila organizohet nën patronatin e organizatës ndërkombëtare "Peace and Sport".
Pikërisht nga aktiviteti i kaluar, KOK kishte fituar çmim prestigjioz nga "Peace and Sport".
Edhe këtë herë, KOK fton të gjithë të bëhen pjesë e kampanjës digjitale, duke krijuar video dhe foto atraktive me kartonin (letrën) e bardhë dhe të hyni në garë për të fituar shpërblime.
KOK përmes disa prej sportistëve të caktuar do të publikojë edhe storie impresive me letër të bardhë.
Letra e bardhë simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë.