KOK e quan të drejtë vendimin për shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020

E martë,  24 mars 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përkrahur vendimin e sotëm për shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) në bashkëpunim me Qeverinë e Japonisë vendosi të shtyjë Lojërat Olimpike Tokio 2020 deri në verën e vitit 2021, shkaku i pandemisë së koronavirusit Covid 19.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, ka deklaruar se vendimi për shtyrjen e LO Tokio 2020 është i drejtë, pasi shëndeti i sportistëve mbetet primar për Lëvizjen Olimpike në botë.

“Vendimi erdhi shkaku i përhapjes së pandemisë së koronavirusit dhe arsyeja e dytë është pamundësia që çdo sportistë të ketë mundësi të barabarta të praktikojë sportin, pasi në disa vende nuk ka arritur ende virusi, andaj konsideroj se ky vendim ka qenë i drejtë në kuptimin e krijimit të kushteve të barabarta për sportistët anembanë botës”, deklaroi presidenti Hasani.

Sipas presidentit Hasani, vendimi për shtyrjen ka anën negative dhe pozitive, për sportistët që kanë fituar normën Olimpike dhe ata që janë në ndjekje të saj.

Sporti ynë i xhudos qëndron brenda pesë normave Olimpike, ndërsa mundja ka fituar normën me Egzon Shalën.

“Vendimi për shtyrje, mund të ndikojë, sidomos tek sportistët tanë që kanë fituar normën Olimpike, pesë xhudistët dhe një mundës, mirëpo unë besoj shumë edhe në trajnerët Driton Kuka (xhudo), edhe në Sylejman Shalën (mundje), të cilët do t’ia dalin të bëjnë një plan tjetër dhe të jenë të përgatitur për vitin 2021. Kjo shtyrje mund të shihet edhe si pozitive për sportistët tanë, sepse janë 10-12 sportistë potencial nga karateja, boksi dhe sportet tjera, dhe kanë gati një vit për t’u përgatitur, në mënyrë që të kemi sa më shumë sportistë për Lojërat Olimpike”, shtoi presidenti Hasani.

Me vendimin e ri, Lojërat Olimpike pritet të mbahen në verën e vitit 2021, ndërsa përkundër ndryshimit të vitit, ato do të quhen “Tokio 2020”.

VIDEON mund ta gjeni në këtë LINK

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]hotmail.com

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: