KOK dhe SHGSK mbajtën online edicionin e katërt të konferencës "Sporti dhe Media", mori pjesë edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani

E mërkurë,  30 dhjetor 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) kanë organizuar sot edicionin e katërt të konferencës "Sporti dhe Media".

Konferenca këtë herë u mbajt përmes platformës virtuale 'Zoom', ndërsa të pranishëm krahas drejtuesve të sportit dhe gazetarëve vendorë, ishin edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Naser Ramadani dhe gazetari i mirënjohur nga Maqedonia e Veriut, Faton Zylbehari, njëherit zëdhënës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Drejtuesve të Sportit iu printe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës (FXHK), Agron Kuka, sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi, ndërsa nga komuniteti i gazetarëve ishin kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi, gazetari i RTK-së dhe sekretari i përgjithshëm i SHGSK, Artan Muhaxhiri dhe zëdhënsit e KOK-ut, Kushtrim Krasniqi dhe Bahri Rexha nga FBK.

Pjesëmarrësit diskutuan për sfidat në pandemi dhe rolin e medias karshi institucioneve sportive dhe anasjelltas gjatë pandemisë.

Presidenti Hasani theksoi se përkundër sfidave që e përcollën sportin dhe KOK-un në vitin e pandemisë, u shpreh se aktivitetet e KOK-ut nuk janë ndalur, ndërsa sukseset e sportistëve nuk kanë munguar, derisa veçoi se bashkëpunimi me mediat ka qenë mirë.

Drejtori i IKSHPK-së, Ramadani, foli për sfidat me pandeminë dhe bashkëpunimin e mirë që ka pasur me organizatat sportive, duke ndihmuar komunitetin e sportit, ndërsa theksoi se sportistët elitarë do të jenë prioritet për ta marrë vaksinën anti-Covid, sapo ajo të arrijë në vendin tonë.

Një rezyme të aktiviteteve, sukseseve dhe sfidave të tyre me pandeminë e bënë edhe drejtuesit e federatave, Kuka, Dushku e Nikçi, të cilët theksuan se bashkëpunimi me mediat është në nivel të mirë, ndërsa i pari i xhudos, Agron Kuka, përmendi suksesin e dy medaljeve të bronzta të xhudisteve Distria Krasniqi e Loriana Kuka, të cilat ishin dy nga tri pjesëmarrëset e vetme në evropian, pasi shkaku i daljes pozitivë gjashtë xhudistë kishin mbetur në shtëpi.

Kryetari Thaçi foli për sfidat e gazetarëve sportivë gjatë pandemisë, duke thënë se edhe gazetarët kanë rrezikuar shëndetin gjatë përcjelljes së ngjarjeve, ndërsa veçoi shkuarjen e 40 gazetarëve në Shkup për ndeshjen e futbollit, Maqedoni e Veriut - Kosovë. Pikërisht për këtë ndeshje dhe për përvojat e këtij komuniteti në shtetin fqinj gjatë pandemisë, foli gazetari Zylbehari, i cili veçoi bashkëpunimin e mirë që ka me kolegët e tij nga Kosova.

Gazetari Muhaxhiri tha se falë zyrtarëve për media të punësuar në KOK dhe federatat sportive, bashkëpunimi sporti dhe media është përmirësuar dukshëm, duke e bërë edhe më të lehtë raportimin e mediave për ngarjet sportive, e pikërisht për këtë bashkëpunim folën edhe zëdhënësi Krasniqi (KOK) e Rexha (FBK).

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: