IOC prezantoi modelin e kualifikimit të boksit për LO Paris 2024

E hënë,  12 shtator 2022

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka prezantuar modelin e kualifikimit për sportin e boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, të miratuara javën e kaluar nga Bordi Ekzekutiv i IOC.

Garat kualifikuese nuk do të zhvillohen nën patronatin e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit (IBA), për shkak të suspendimit nga IOC. Garat do të organizohen nga IOC në bashkëpunim me Komitetet Olimpike Kombëtare, njësoj siç kishte ndodhur me garat kualifikuese për LO Tokio 2020.

Sistemi kualifikues bazohet në kualifikim të drejtpërdrejtë përmes garave të përzgjedhura, duke përfshirë garat shumësportëshe kontinentale dhe turneun kualifikues olimpik.

Kështu, pesë garat multisportëshe që vlejnë për kualifikim janë: Lojërat Pan-Amerikane “Santiago 2023”, Lojërat Evropiane “Krakovia 2023”, Lojërat Pacifike “Honiara 2023”, Lojërat Aziatike “Hanzhou 2023” dhe Lojërat Afrikane.

Pas përfundimit të Lojërave shumësportëshe kontinentale, IOC ka planifikuar mbajtjen e dy turneve botërorë kualifikues, të cilët do të organizohen gjatë vitit 2024.

BE i IOC bëri të ditur se i ka dërguar edhe një letër IBA-s, duke e informuar në lidhje me shqetësimet e IOC-të. Boksi aktualisht nuk është përfshirë ende në programin e Lojërave Olimpike Los Angjelos 2028, për shkak të mungesës së reformave në këtë sport.

Normën olimpike Paris 2024 do ta ndjekin edhe boksierët tanë, ndërsa tre prej tyre Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës 2022, Shpejtim Bajoku, medalist i bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 dhe Patriot Behrami, marrin bursa olimpike nga KOK-u përmes fondit të Solidaritetit Olimpik.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]