"Fourteen" bëhet sponsor i KOK-ut, vesh sportistët e Kosovës

E shtunë,  14 nëntor 2020

Kompania zvicerane “Fourteen” është sponsorja më e re e Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Fourteen” tani e tutje do të përkujdeset për veshmbathjet e Ekipit Olimpik të Kosovës kudo dhe kurdo që merrë pjesë në garat nën patronatin e Lëvizjes Llimpike ndërkombëtare!

Poashtu “Fourten” ka gatishmëri të shqyrtojë mundësinë që të veshë me uniformë pjesëmarrësitë në aktivitetet e shumta që KOK i organizon në Kosovë.

KOK dhe "Fourteen" janë marrëveshur që të mbështesin edhe federatat kombëtare, në veçanti ekipet kombëtare të tyre!

Kontrata mes dy palëve është nënshkruar në Gjenevë ndërmjet drejtuesve të KOK-ut, presidentit Besim Hasani e sekretarit të përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, si dhe drejtorit ekzekutiv të kësaj kompanie, Andrea Picciau. Marrëveshja është katër-vjeçare me mundësi vazhdimi.

Presidenti Hasani konsideron se: “nënshkrimi i marrëveshjes me Fourteen, një kompani e dëshmuar nëpërmjet sponzorimit të shumë ekipeve me renome në Zvicër, por edhe me Kombëtaren e Kosovës në futboll, pa hezitim ka vendosur të hyjë në partneritet për sponzorim me KOK, organizatë kjo tashmë e dëshmuar si në vend, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar për sportistë e trajnerë elitarë për organizime të nivelit të lartë dhe për imazh të lartë sa i përket qeverisjes së mirë, integritetit dhe kredibilitetit financiar dhe jofinanciar”.

I pari i KOK-ut Besim Hasani, paralajmëroi se edhe kompani tjera kombëtare e ndërkombëtare do ta lidhin brendin e tyre me brendin e Lëvizjes Olimpike në Kosovë.

Krejt në fund, Presidenti shton se nga këto marrëveshje do përfitojnë edhe federatat, ndërsa prej vitit 2018 "Fourteen" është sponsore e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Krenar për nënshkrimin e kontratës dhe bashkëpunimin dhe bashkëpunimin me KOK, u shpreh edhe Andrea Picciau nga Fourteen.

Sportistët elitarë do të debutojnë me veshjen “Fourteen” në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të cilat mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: