“Forumi i Sportit” hapi Javën Evropiane të Sportit, ministri Zemaj paralajmëroi rikthimin e aktiviteteve sportive

E mërkurë,  23 shtator 2020

Konferenca “Forumi i Sportit”, e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), ka hapur sot Javën Evropiane të Sportit.

Konferenca e mbajtur në Hotel Emerald në Prishtinë, u zhvillua në formë të paneleve, derisa u diskutuan temat si: “Sporti dhe pandemia Covid 19”, si dhe “Strategjia Kombëtare për Sportin, Qeverisja e Mirë dhe Barazia Gjinore”.

Krahas personaliteteve të shumta nga sporti, të pranishëm ishin edhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, si dhe ministri i Shëndetësisë (MSH), Armend Zemaj.

Në fjalën hyrëse, mikpritësi i konferencës, presidenti Besim Hasani, foli për rëndësinë që ka Java Evropiane e Sportit, hapjen e së cilës KOK e bënë prej tri vitesh.

“Qëllimi i Javës Evropiane është që sa më shumë njerëz të merren me sport, andaj marrë parasysh numrin e vogël të personave që merren me sport, ne duhet të fokusohemi që sa më shumë fëmijë t’i inkurajojmë të merren me sport. Prindërit, vëllezërit, motrat dhe gjyshërit duhet të marrin fëmijët ‘për dore’ për t’i regjistruar në ndonjërën prej klubeve të komunave të tyre në Kosovë, ashtu siç i marrin për t’i dërguar në shkollë”, tha ndër të tjera presidenti Hasani.

Hapjen e Javës Evropiane të Sportit e bëri ministrja Dumoshi, e cila foli edhe për pakon e rimëkëmbjes të ndarë nga Qeveria e Kosovës. “Përmes pakos së rimëkëmbjes do të mbështesim sportin, ndërsa mbështetja do të shkojë tek klubet, pasi jemi të vetëdijshëm që bizneset nuk kanë mundur të ndihmojnë klubet gjatë pandemisë. Do të bisedojmë bashkë me kryetarin e KOK, Besim Hasani dhe federatat sportive, për kriteret dhe mënyrën e ndarjes së tyre”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.

Pikërisht ministrja Dumoshi dhe presidenti Hasani ishin në panelin e parë, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ushtruesin e detyrës së sekretarit të përgjithshëm në MKRS, Ibër Alaj dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbolli të Kosovës, diskutuan për temën: “Sporti dhe pandemia Covid 19”.

Interesimi dhe vëmendja e të pranishmëve ishin tek ministri Zemaj, në lidhje me zhbollikimin e aktiviteteve sportive, për çka i pari i shëndetësisë në vend paralajmëroi rikthimin e aktiviteteve sportive, por me masa strikte.

“Do të ecim me hapje të kontrolluar, masat dhe ndëshkimet do t’i marrim së bashku. Nuk do të dëshiroja që pas lehtësimit të masave, të mbyllet aktiviteti sportiv i ndonjë federate për shkak të mosrespektimit të protokollit. Ju lutem ta merrni këtë mesazh. Shumë shpejt do të bëhet një vlerësim dhe brenda ditëve do të njoftoheni për heqje të kufizimeve”, ka thënë ndër të tjera Zemaj.

Edhe trajneri kampion Olimpik, Driton Kuka, përmes një video-mesazhi të dërguar nga Sllovenia, ka kërkuar nga MSH dhe IKSHPK, që të rifillohet qysh nga kjo javë me aktivitete sportive, sepse mund të humbim diçka që është krijuar prej 20 vitesh.

Në panelin e dytë me temën “Strategjia Kombëtare për Sportin, Qeverisja e Mirë dhe Barazia Gjinore”, diskutuan sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, u.d. i drejtorit të DS në MKRS, Fitim Arifi, shefja e Divizionit për federatat dhe KOK në DS të MKRS, Aferdita Fazlija, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi.

Të gjithë shprehën nevojën që të krijohet sa më parë strategjia kombëtare për sportin, ndërsa u theksua edhe një herë se federatat sportive, KOK, por edhe klubet duhet të ngritin numrin e përfshirjes së femrave në sport, konkretisht në pozitat udhëheqëse. Po ashtu, federatat u inkurajuan të hartojnë planet strategjike për Ciklin Olimpik 2021-2024.

Java Evropiane do të vazhdojë deri më 30 shtator 2020.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]