Festivali i 1-rë Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2020”
Për herë të parë edhe në Kosovë po vjen Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2020”.
Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Festivali do të mbahet prej 10-12 tetor në Prishtinë, 11 muaj pas anëtarësimit të KOK-ut në Federatën Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS).
Gjatë tri ditëve do të shfaqen filma të shumtë vendorë e ndërkombëtarë, nga fusha e sportit, për të cilët KOK ka të drejtën ekskluzive të shfaqjes së tyre.
Shfaqja e filmave bëhet në kinemanë ABC, ndërsa hyrja është FALAS.
Agjendën dhe orarin e filmave e gjeni në këtë link: ORARI I FILMAVE