Faleminderit Banska Bystrica 2022, shihemi në Maribor 2023
Është mbyllur edhe zyrtarisht Festivali i 16-të Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022, i cili u mbajt në qytetin e Banska Bystricas së Sllovakisë prej 24-30 korrik 2022.
Në ceremoninë mbyllëse flamurin tonë e barti notarja Hana Bejiqi.
Ceremonia u organizua në palestrën e xhudos, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos.
EYOF-i i ardhshëm veror mbahet vitin e ardhshëm në Maribor të Sllovenisë.