Ekipi ynë arriti në Banska Bystrica të Sllovakisë
Pas rreth 16 orësh, ekipi i Kosovës për të rinj ka mbërritur para pak çastesh në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë, ku nesër hapet Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF).
Ekipi u prit nga shefi i misionit, Jeton Rudari, ndërsa vendosja u bë në konviktin e studentëve, aty ku është paraparë të akomodohet ekipi ynë.
EYOF-i mbahet prej 24-30 korrik 2022.
Kosovën e përfaqësojnë 13 sportistë të shtatë sporteve të ndryshme.