Ekipi olimpik kthehet në Kosovë, skitarët ndihen krenarë me përfaqësimin

E shtunë,  19 shkurt 2022

Ekipi olimpik i Kosovës është kthyer të premten mbrëma në Kosovë, pas përfaqësimit të vendit tonë në Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Ekipi në përbërje skitarët Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka, kanë mbërritur rreth orës 19:30 në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa janë pritur nga media të shumta.

Skitarët Tahiri e Kryziu u shprehën krenarë me përfaqësimin.

“Po ndihem shumë mirë. Siç e kam thënë edhe më parë, ka qenë krenari për mua që ta përfaqësojë Kosovën. Unë jam shumë krenar me rezultatet e arritura. Këtë herë nuk isha vetëm, pasi me mua ishte edhe Kiana dhe ishte kënaqësi që kishim mundësi që së bashku të përfaqësojmë Kosovën”, tha Tahiri.

Pozita e tij më e mirë ishte vendi i 15-të në kombinim alpin, ndërsa në rezultatet në disiplinat tjera i kishte: 30-ti në sllallom të madh, 35 në lëshim dhe 37-ti në sllallom.

Ai shpreson se do ta vazhdojë karrierën dhe të përfaqësojë Kosovën edhe në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore, që mbahen në vitin 2026 në Milano dhe Cortina.

E lumtur me debutimin në LOD Pekini 2022 u shpreh edhe 17-vjeçarja Kryeziu.

Ajo zuri vendin e 49-të në sllallom të madh.

“Karriera ime vetëm sa ka filluar, jam vetëm 17-vjeçare. Kam qenë një prej garueseve më të reja që ka marrë pjesën në Olimpiadë. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, diçka të cilën nuk do ta harroj kurrë. Kam qenë shumë e kënaqur me rezultatet që kam arritur. Për mua thjesht të jem pjesë e së njëjtës garë me idhujt e mi dhe të garoj me to, është një nder i madh dhe një nder historik të përfaqësoj Kosovën si femra e parë në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka thënë Kryeziu.

LOD Pekini 2022 mbyllet të dielën.

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]