Ekipi Olimpik i xhudos po përgatitet në Golem, Akil Gjakova në Antalia

E enjte,  18 mars 2021

Ekipi Olimpik i xhudos po përgatitet në Golem të Shqipërisë, para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim.

Bashkë me ekipin e xhudos janë edhe ekipet e Shqipërisë, Brazilit, Izraelit, Italisë, Polonisë, Sllovenisë, Turqisë, Azerbajxhanit, Bullgarisë dhe Çekisë.

KOK po i mbulon shpenzimet për ekipin Olimpikë në përbërje: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, si dhe Akil Gjakovën, i cili po përgatitet në Antalia të Turqisë.

Mbështetja për sportistët elitarë bëhet bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, për mbështetje të përgatitjeve të sportistëve deri në 80 ditë brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Në muajt e ardhshëm deri në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021, xhudon e presin garat ndërkombëtare si: Grand Slami i Tbilisit të Gjeorgjisë, Grand Slami i Antalias së Turqisë, Kampionati Evropian që mbahet muajin e ardhshëm në Lisbonë të Portugalisë, Grand Slami në Kazan të Rusisë, si dhe Kampionati Botëror që zhvillohet në qershor, me ç’rast mikpritës është Budapesti i Hungarisë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]