Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Evropiane Minsk 2019

E hënë,  01 korrik 2019

Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë mbyllëse të Lojërave të dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat u mbyllën zyrtarisht të dielën mbrëma.
Ashtu si ceremonia hapëse, edhe ajo mbyllëse u zhvillua në stadiumin e Dinamos së Minskut, në një atmosferë madhështore të krijuar nga organizatori.
Bartës i flamurit të Kosovës ishte boksieri Patriot Behrami, i cili në Minsk 2019 hyri në tetë boksierët më të mirë në kategorinë deri në 69 kilogramë, pas dy fitoreve të arritura.
Të pranishëm në stadiumin e stërmbushur me shikues ishin edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ai i Evropës, Janez Kocijançiq, ndërsa morën pjesë edhe presidentët e Bjellorusisë, Lukashenko, ai i Rusisë, Vladimir Putin, si dhe shteteve tjera.
Ndër koreografitë e shumta dhe videot emocionuese, në ekranin e madh në stadium disa herë u shfaq edhe flamuri i Kosovës, si dhe momenti i artë i krenarisë tonë, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi medaljen e artë.
Ekipi i Kosovës kthehet sot nga Minsku. Kujtojmë që Kosova fitoi tri medalje, një të artë me Majlinda Kelmendin, të argjendtën me Nora Gjakovën dhe të bronztën me Loriana Kukën.
Lojërat e ardhshme Evropiane, do të mbahen në qytetin Krakovia të Polonisë, në vitin 2023.
 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: