Drin Kokaj dhe Era Shala premtojnë maksimumin në LOD për të Rinj Llozana 2020

E martë,  24 dhjetor 2019

Drin Kokaj dhe Era Shala janë dy sportistët e vetëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në LOD për të Rinj, "Llozana 2020", të cilat mbahen prej 9 - 22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.

Të dy sot janë pritur nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut, si dhe trajnerët: Feim Kollçaku e Bujar Turjaka.

Gjatë takimit, presidenti Hasani i ka uruar suksese ekipit Olimpik, duke kërkuar të ndihen krenar që po e përfaqësojnë Kosovën, si dhe ta përfaqësojnë dinjitetshëm vendin tonë. Tutje, presidenti Hasani i njoftoi edhe me rregullat elementare të Anti-Dopingut, si dhe për sjelljet e mira që duhet të kenë gjatë qëndrimit në Fshatin Olimpik.

Edhe skitarët, Kokaj e Shala, janë shprehur optimist se do të arrijnë rezultate të kënaqshme. Të dy pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për të Rinj e kanë quajtur realizim të ëndrrës.

Trajnerët kanë deklaruar se falë përgatitjeve të bëra për disa javë dhe garave në të cilat kanë marrë pjesë, garuesit janë të gatshëm për sfidat që i presin në LOD për të Rinj “Llozana 2020”.

Kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, falënderoi KOK-un për mbulimin e shpenzimeve të përgatitjeve të skitarëve, duke shtuar se garuesit do të japin më të mirën e tyre.

Kokaj dhe Shala do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin: Sllallom dhe sllallom të madh. Kosova për herë të parë do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]