Drejtuesit e KOK-ut vizituan ekipin Olimpik të xhudos dhe Qendrën Nacionale të xhudos

E martë,  19 maj 2020

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë vizituar sot ekipin Olimpik të xhudos, që prej më shumë se dy muajsh është vetë karantinuar.

Drejtuesit e KOK-ut u pritën nga kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, trajneri Driton Kuka dhe ekipi Olimpik.

Presidenti Hasani, duke iu uruar shëndet ekipit Olimpik, përgëzoi krerët e federatës dhe të ekipit për vendimin e marrë me rastin e karantimit të xhudistëve, pas përhapjes së pandemisë Covid 19.

Presidenti Hasani duke vlerësuar lartë angazhimin dhe punën që po bënë trajneri Driton Kuka, u kumtoi ekipit Olimpik vendimin e BE të KOK-ut, që t'iu mbulohen gjysma e shpenzimeve të karantinimit.

Ekipi Olimpik u ftua për të marrë pjesë në seminarin për shëndetin mental dhe programin për shkathtësi menalte me ekspertë ndërkombëtar të organizatës Optimization HUB.

Kryetari i FXHK-së, Agron Kuka, duke i falënderuar për vizitën vlerësoi lartë përkrakhjen e KOK-ut dhe MKRS-s, duke shtuar se për ekipin Olimpik karantinimi prej 10 javësh nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi është dashur të ndahen nga familja.

Trajneri Driton Kuka theksoi se xhudistët janë përgatitur mirë, dhe se krahas olimpistëve elitarë, në sipërfaqe do të dalin edhe sportistë tjerë.

Më pas, përfaqësuesit e KOK-ut dhe FXHK-së vizituan edhe Qendrën Nacionale të xhudos, e cila ka filluar së ndërtuari dhe që është mbështetur financiarisht nga FXHK dhe Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: