Drejtuesit e KOK-ut u takuan me krerët e FBK-së, synohet thellimi i bashkëpunimit

E enjte,  22 prill 2021

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti, janë pritur sot nga krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, kryetari Arben Fetahu e sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku.

Presidenti Krasniqi përgëzoi Fetahun për punën e tij dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe e vlerësoi FBK-në si partner të fuqishëm në zhvillimin e sportit në Kosovë.

Fetahu, duke e uruar presidentin Krasniqin për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, e njoftoi për aktivitetet e FBK-së për vitin 2021, e në veçanti për formalizimin e sistemit të edukimit të trajnerëve dhe në këtë aspekt theksoi se ndihmë të madhe do të mund të kishte dhënë edhe KOK-u, si institucioni më i lartë i sportit në vendin tonë.

Fetahu, me theks të veçantë ka përmendur edhe një nga objektivat strategjike të FBK-së për vitet 2021-2025, "Femrat në Basketboll", duke thënë se për herë të parë është formuar Kombëtarja A e Femrave, që gjatë verës do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian për shtete të vogla në Qipro. Për këtë, FBK ka kërkuar mbështetje nga KOK-u nëpërmjet programit të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Krasniqi shprehu gatishmërinë për të përkrahur edukimin e trajnerëve të basketbollit, duke theksuar se Bordi Ekzekutiv i KOK-ut shumë shpejt do të dalë me një vendim të krijimit të Akademisë Olimpike, derisa shtoi se KOK-u do të përkrahë si FBK-në, ashtu edhe federatat tjera sportive.

Të dyja palët premtuan se bashkëpunimi mes FBK-së dhe KOK-ut do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, nëpërmjet projekteve të ndryshme të përbashkëta.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]