Drejtuesit e KOK-ut u pritën nga ministrja e re Vlora Dumoshi

E premte,  07 shkurt 2020

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, janë pritur sot nga ministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, e cila ditë më parë mori drejtimin e kësaj ministrie.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Haxhijaj, e uruan ministren Dumoshi për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese, derisa kërkuan vazhdim të bashkëpunimit të frytshëm, njësoj si me ministrat paraprak.

Presidenti Hasani e njoftoi ministren me sfidat dhe procesin nëpër të cilin ka kaluar KOK-u, që nga themelimi e deri në njohjen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, sfida këto të cilat nuk ishin aspak të lehta.

Presidenti Hasani, duke shprehur mirënjohjen dhe kënaqësinë e komunitetit të sportit për ardhjen në këtë detytë të ministres Dumoshi, kërkoi mbështetje të MKRS-së, sidomos gjatë këtij viti, i cili ndryshe njihet si viti Olimpik dhe fokusi kryesor janë përgatitjet dhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Tokio 2020, në të cilat KOK-u synon të arrijë numrin e 12 sportistëve pjesëmarrës, përfshirë ata me normë Olimpike dhe ftesa, derisa pritshmëritë janë për të fituar sërish medalje.

Nga ana tjetër, ministrja Vlora Dumoshi, e cila kishte drejtuar këtë ministri për rreth një muaj në vitin 2017, ndërsa vite më parë ishte aktive në garat e skitarisë, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për punën që po bënë KOK-u dhe sukseset e arritura, si në rrafshin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar, me theks të veçantë medaljen Olimpike të krenarisë tonë, Majlinda Kelmendi.

Ministrja Dumoshi, që shoqërohej nga drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me KOK-un dhe gjithë Lëvizjen Olimpike në Kosovë, si dhe për të përkrahur fuqishëm sportin, sportistët, përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe sportive, derisa theksoi se sporti është dhe mbetet bazamenti i një shteti.

Duke e konsideruar 2020-tën vit Olimpik, ministrja Dumoshi shtoi se krahas sukseseve në rezultate, sportistët tanë janë duke e përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme edhe kulturën sportive të vendit tonë.

Gjatë takimit, i cili për ministren ishte i pari që prej se mori detyrën nga ministri i kaluar, Kujtim Gashi, ministrja Dumoshi u njoftua edhe për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, të përfunduar ditë më parë nga KOK-u, kategorizim ky në bazë të të cilit MKRS ndanë mjetet financiare për federatat sportive.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: