Drejtuesit e KOK-ut u pritën nga ministri Mustafa, Policia e Kosovës së shpejti me federatë dhe klube

E mërkurë,  10 korrik 2019

Në vazhdën e takimeve me ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, sot janë pritur nga ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa.
Presidenti Hasani duke falënderuar ministrin Mustafa për takimin, e përgëzoi për punën e Policisë së Kosovës.
Edhe ministri Mustafa përgëzoi presidentin Hasani për të arriturat në fushën e sportit, me theks të veçantë suksesin e fundit në Lojërat Evropiane Minsk 2019, ku u fituan tri medalje.
Gjatë bashkëbisedimit të dyjat palët u pajtuan për shumë pika me interes të përbashkët.
Drejtuesit e KOK-ut kërkuan që të formohen klubet sportive brenda Policisë së Kosovës, në të gjitha komunat dhe njësitet e Policisë, si dhe formimin e Federatës Sportive të Policisë së Kosovës, që do t'i hapte rrugë aplikimit për anëtarësim në Federatën Evropiane dhe Ndërkombëtare të Sporteve të Policisë.
Ashtu si me ministrat tjerë, u kërkua edhe nga ministri Mustafa punësimi i sportistëve elitarë dhe trajnerëve në Policinë e Kosovës.
Bashkëpunimi intensiv dhe i planifikuar për aktivitete të përbashkëta mes KOK-ut-MPB-së dhe Policisë së Kosovës, siç janë Dita Olimpike, Festivali Sportiv për Parashkollorët, Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Ambientit, Dita Botërore e Ecjes, etj, ishte një tjetër temë diskutimi.
Ministri Mustafa dhe ekipi i tij, shprehën falënderimin për idetë e propozuara, njëherit konfirmuan gatishmërinë për të gjetur modalitetet më të përshtatshme në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi.
Të dyja palët u pajtuan që pa vonesë të themelohen grupet punuese nga të dy palët për ta hartuar një memorandum bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: art.kokoll[email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: