Drejtuesit e KOK-ut takuan përfaqësueset e organizatës ndërkombëtare “Play International”

E hënë,  13 shtator 2021

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot në takim përfaqësueset e organizatës ndërkombëtare me seli në Francë, “Play International”, e cila prej 20 vitesh operon edhe në Kosovë.

“Play International” përfaqësohej nga drejtoresha menaxhuese e “Play International”, Aude Prebay e shefja operative, Julie Delaire, të cilat ndodhen për vizitë në Kosovë, si dhe shefen e misionit për Kosovë, Sara Kalvachova dhe koordinatoren e programit, Erëza Pireva.

Të dyja palët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive, kryesisht për përfshirjen e fëmijëve dhe vullnetarëve në sport, si dhe mundësitë e aplikimit në projekte të përbashkëta ndërkombëtare, derisa bashkëpunimi mes KOK-ut dhe “Play International Kosovo” do të zyrtarizohet në javët e ardhshme edhe me nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit.

Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, duke vlerësuar punën e “Play International Kosovo”, shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]