Drejtuesit e KOK-ut takuan ministrin Rrustem Berisha, u dakorduan për bashkëpunim në shumë çështje

E martë,  02 korrik 2019
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, janë pritur sot nga ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Presidenti Hasani, duke falënderuar ministrin Berisha për takimin, e përgëzoi për punën pas transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovë, si dhe të arriturat e saj.
Edhe ministri Berisha përgëzoi presidentin Hasani për të arriturat në fushën e sportit, me theks të veçantë suksesin e fundit në Lojërat Evropiane Minsk 2019, ku u fituan tri medalje.
Gjatë bashkëbisedimit të dyjat u pajtuan për shumë pika në interes të të dyja palëve.
Presidenti Hasani shprehu gatishmërinë që KOK-u ta përkrahë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në organizimin e pjesëtarëve të FSK-së nëpër klube në disiplina të ndryshme sportive, organizimin e garave, si dhe në themelimin e Federatës Ushtarake së Sporteve brenda FSK-së.
Duke ndjekur praktikat e mira të disa ushtrive në Evropë, presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, propozuan që disa prej sportistëve elitarë të Kosovës t’u mundësohet që të bëhen pjesëtarë të FSK-së.
Ministri Berisha e përkrahu këtë ide dhe u zotua që do të hulumtohen modalitetet më të përshtatshme që sportistët elitarë ta nderojnë FSK-në si pjesëtarë në uniformë, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi.
Ministri Berisha dhe presidenti i KOK-ut
Të dyja palët u pajtuan që pa vonesë të themelohen grupet punuese nga të dy palët për ta hartuar një memorandum bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: