Drejtuesit e KOK-ut takuan ministrin Çeku, u kërkua nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit me federatat sportive dhe KOK-un

E martë,  27 prill 2021

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti, janë takuar me ministrin për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku dhe zëvendësministren për Sport, Daulina Osmani.

KOK ka kërkuar nga Ministria që të bëhet sa më parë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me federatat sportive dhe KOK-un, pasi federatat ndodhen në krizë financiare shkaku i mungesës së buxhetit për realizimin e aktiviteteve, pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, e po ashtu edhe në garat që vlejnë për pikë olimpike Tokio 2020.

Ministri Çeku premtoi se kjo çështje do të kryhet sa më parë, në mënyrë që KOK-u dhe federatat sportive të fillojnë të marrin buxhetin që iu takon sipas kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve. 

Rilicencimi i federatave sportive, ishte një tjetër çështje që është diskutuar mes palëve, sikurse edhe fillimi i procedurave të themelimit të Agjencionit të Anti-Dopingut nga Qeveria e Kosovës.

Palët u pajtuan që të bëhet një agjendë e përbashkët për takime të rregullta, në mënyrë që bashkarisht të diskutojnë për problemet dhe sfidat që i ka sporti ynë.

Foto nga arkivi

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]