Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike të Evropës Qendrore dhe Juglindore

E diel,  20 shtator 2020

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike Kombëtare të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që po mbahet në Ljubljanë të Sllovenisë.

Takimi filloi me mbledhjen koomemorative në nderim të presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Janez Kocijançiq, i cili u nda nga jeta muaj më parë.

Në takim u diskutua edhe për gjendjen në sport, pas përhapjes së pandemisë Covid 19.

Rëndësi të madhe iu kushtua Lojërave të ardhshme Evropiane, të cilat mbahen në Krakov & Malopolska të Polonisë në vitin 2023, si dhe Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, që mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë në vitin 2022.

Në "Krakov & Malopolska 2023", u bë e ditur se për herë të parë 14 sporte nga 24 sosh ose 63 për qind e sporteve do të jenë kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Po ashtu, gjashtë sporte do të shërbejnë edhe si Kampionat Evropian, ndërsa pjesëmarrës do të jenë 4 mijë sportistë. Kjo tregon se Lojërat Evropiane po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

Në takim po diskutohen edhe çështje tjera.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]