Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në inaugurimin e zyreve të reja të KOKSh, u takuan edhe me presidentin Bach
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka marrë pjesë në inaugurimin e zyreve të reja të KOKSh, si dhe mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Ditës dhe Javës Olimpike 2022 në Shqipëri.
Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, të cilët përgëzuan KOKSh-in për zyret e reja dhe organizimin e bërë me rastin e vizitës së presidentit Bach.
Një natë më parë, u mbajt edhe darka e përbashkët, ku presidenti Krasniqi pati mundësinë të bashkëbisedojë me presidentin Bach për thellimin e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe IOC-së, si dhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit.
Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, bashkëbiseduan edhe James Macleod, drejtor i Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, me të cilin diskutuan për projekte të ndryshme.