Dita e karatesë, tri medalje të bronzta nga Kampionati Evropian “Budapest 2020”

E diel,  09 shkurt 2020

E diela ishte dita e karateistëve kosovarë. Tre garues tanë arritën të stolisën me medalje të bronztë nga Kampionati Evropian “Budapest 2020”, që u mbajt për grupmoshat kadetë, juniorë dhe U-21.

Të tre garuesit e sotëm: Albulena Gërvalla, Vesa Ibrahimi dhe Benjamin Shabani, fituan medaljet e bronzta në grupmoshën U-21.

Albulena shënoi katër fitore për të arritur deri tek medalja në kategorinë -55 kilogramë. Luftën për të bronztën përmes repesazhit e fitoi ndaj italianes, Veronica Brunori.

Katër fitore shënoi edhe Vesa Ibrahimi në kategorinë -68 kilogramë, ndërsa në luftë për të bronztën mposhti 8:1 Natanaele Flamand të Francës.

Benjamin Shabani fitoi të bronztën në +84 kilogramë, duke uar në katër numrin e medaljeve të karateistëve tanë në evropian. Deri tek medalja erdhi pas katër fitoreve, ndërsa luftën për medalje në repesazh e fitoi me turkun Furkan Kayali, 5:0.

Sukses sot arriti edhe Djellza Sejdijaj që shënoi dy fitore, ndërsa garuesit tjerë u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë.

Një ditë më parë, Betim Maliqi, kishte fituar po ashtu të bronztën për juniorë (kategoria -68 kg).

Karateja u përfaqësua në evropian me 29 garues. 

Urime dhe suksese të mëtejme komunitetit të karatesë.

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: