Dita 6 – Edhe Loriana Kuka e artë

E shtunë,  02 korrik 2022

Xhudo

Loriana Kuka është bërë e artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, duke i sjell vendit tonë medaljen e gjashtë, të tretën të artë. Xhudistja jonë mundi në finale francezen, Chloe Buttigieg, kategoria -78 kg.

Është kjo medalja e pestë nga sporti i xhudos.

Sot garoi edhe Shpati Zekaj në kategorinë -100 kg, në të cilën zuri vendin e shtatë.

 

Atletikë

Astrit Kryeziu ka garuar sot në disiplinën 800 metra të atletikës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Atleti ynë dha maksimumin e tij, duke përfunduar me kohë 1:50.57 minuta. Renditja e tij ishte vendi 17, ndërsa në baterinë e tij doli i pesti nga shtatë sish.

Koha e tij nuk mjaftoi që të kualifikohet në finale, ku u kualifikuan dy të parët e baterisë së tij.

Të dielën garojnë dy atletët tjerë, Gresa Bakraqi dhe Alaudin Suma.

 

Not

Notari ynë, Alush Telaku, ka garuar në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, disiplina 50 metra delfin.

Telaku dha maksimumin e tij, duke përfunduar me kohë 26.74 sekonda, që nuk i mjaftoi të kualifikohet në finale. Ai u rendit i 18-ti.

Alushit i urojmë më shumë fat edhe në disiplinat e 100 dhe 200 metra, të cilat zhvillohen më 4 dhe 5 korrik.

 

Shenjëtari sportive

Nexhat Sahiti ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive, disiplina 10 metra pistoletë ajrore në LM Oran 2022.Garuesi ynë mblodhi 564 pikë, të cilat e renditën në vendin e 12-të prej 19 garuesve.

Me pak fat, Sahiti ka mundur të hyjë në finale, ku u kualifikuan tetë garues.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]