Dita 4 – Dy medalje nga xhudo, boksi siguron të bronztën
Kanë ardhur medaljet e para për ekipin e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Sportet e xhudos dhe boksit kanë fituar medalje.
Xhudo
Distria Krasniqi ka vazhduar me medalje të arta në Lojërat Mesdhetare. Kampionia olimpike fitoi të artën në Oran, kategoria -52 kg. Ajo në finale mundi Ana Viktorija Puljiz të Kroacisë.
Flaka Loxha i solli vendit tonë medaljen e dytë. Ajo në luftën për të bronztën mundi turken Hasret Bozturk, kategoria -57 kg.
Erza Muminoviq zuri vendin e shtatë në kategorinë -48 kg.
Boks
Shpejtim Bajoku i siguroi boksit kosovar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare. Boksieri ynë mund Essam Amen të Egjiptit, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë -63 kg. Vëllai i tij, Bashkimi pësoi humbje nga Samet Gumus i Turqisë.
Shigjetari
Sot garoi edhe shigjetaria. Ekipi ynë në ekipore u eliminua nga Qipro, ndërsa në individuale, Edi Dvorani dhe Valmir Gllareva u kualifikuan në 1/16 e finales, ku garojnë nesër. Hazir Asllani u eliminua në 1/24-tën.