Distria Krasniqi, e pesta në Kampionatin Botëror “Budapest 2021”

E diel,  06 qershor 2021

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, ka përfunduar në vendin e pestë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. 

Numri një në renditjen olimpike dhe botërore, pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë, kategoria -48 kg.

Pas mbi 10 minutash luftë, Krasniqi u mund me tri vërejtje të marra nga gjyqtarët, gjë që la të befasuar xhudisten tonë dhe trajnerin e saj, Driton Kuka!

Është kjo hera e parë pas më shumë se tri vitesh që Krasniqi mbetet pa medalje në një garë ndërkombëtare.

Garuesja jonë shënoi tri fitore, duke mundur Eva Csernovicki të Hungarisë, Sabina Giliazova të Rusisë dhe Laura Martinez të Spanjës, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë. Në gjysmëfinale u mund nga japonezja, Natsumi Tsonuda.

Gara e ardhshme e kampiones së tanishme të Evropës, është në Lojërat Olimpike Tokio 2020, në të cilat urojmë ta shohim në podium.

Të martën garojnë, Akil e Nora Gjakova, si dhe Flaka Loxha.

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]