Distria Krasniqi dhe Dardan Berisha, Laureatët e Vitit 2020

E hënë,  22 shkurt 2021

Distria Krasniqit dhe Dardan Berishës i kanë takuar çmimet kryesore në edicionin e pestë të ceremonisë së Laureatëve të Vitit 2020, të mbajtur sot në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.

Xhudistja Krasniqi, fitoi çmimin “Sportistja e Vitit”, ndërsa basketbollisti Berisha “Sportisti i Vitit”

Distria gjatë vitit të kaluar fitoi medaljen e bronztë të Evropës në Pragë dhe dy të arta në Grand Slamet e Parisit dhe Budapestit.

Ajo theksoi se 2020-ta ishte viti më i sukesshëm për të, pasi fitoi medalje nga secila garë, dhe e mbylli vitin në vendin e parë të renditjes botërore dhe olimpike.

Berisha që ishte nominuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, gjatë 2020-tës kontribuoi në dy fitoret e Kosovës në parakualifikimet e Kupës së Botës 2023. Berisha falënderoi KOK-un për çmimin dhe FBK-në për përkrahjen, ndërsa çmimin ia kushtoi familjes.

Në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), pa praninë e mysafirëve shkaku i pandemisë Covid 19, morën pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, deputetja Saranda Bogujevci, si dhe Laureatët e përzgjedhur.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, dukë falënderuar të pranishmit për kontributin e dhënë gjatë vitit të kaluar, theksoi se viti 2020 ishte i suksesshëm, përkundër se pandemia Covid 19 shkaktoi telashe të mëdha për gjithë Lëvizjen Olimpike në Kosovë.

“Sukseset në vitin 2020, në vitin më të rëndë na bëjnë optimist sepse: Arritëm dy medalje elitare për seniorë në Kampionatet Evropiane (KE) të fituara nga Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka; arritëm 11 medalje për grupmosha të reja ne KE, katër në karate, dy në boks, dy në taekvondo dhe dy në xhudo; arritëm tri medaje ballkanike për grupmosha të reja, të trijat nga atletika, ka pasur edhe medalje tjera nga xhudo si në Grand Slame dhe Kupa Evropiane, pastaj nga boksi, kemi pasur medalje të fituara në turne të ndryshme ndërkombëtare”, tha ndër të tjera presidenti Hasani, duke përmendur se sportistët pas përfundimit të karrierës duhet t’i pres karrierë në institucionet tona, me të cilat KOK ka zhvilluar takime të shumta në vitet e fundit.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, veçoi sukseset e sportistëve të Kosovës duke u nisur nga vitet e 80-ta, ndërsa u ndal në të arriturat e pas luftës, duke thënë se sporti ia doli ta lartësojë flamurin e Kosovës edhe në ato vende që nuk e njohin pavarësinë e vendit tonë.

Ministrja Dumoshi falënderoi të gjithë për bashkëpunimin, duke thënë se mbështetja për sportin gjatë mandatit të saj ishte e lehtë falë ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, derisa përmendi 115 memorandumet e bashkëpunimit dhe pakon emergjente gjatë pandemisë Covid 19.

Trajneri i mirënjohur ndërkombëtar, Driton Kuka fitoi për herë të pesë çmimin e “Trajnerit të Vitit”. Kuka gjatë vitit 2020 fitoi dy medalje evropiane për seniorë dhe dy të tjera për të rinj, ndërsa nuk i munguan edhe medaljet në Grand Slame.

“Çmimi Special” shkoi për gjyqtarin ndërkombëtar të boksit, Latif Demolli, i cili ndau drejtësinë në finalet e kampionateve evropiane për të rinj.

Për të dytin vit radhazi, Kombëtarja e Vitit në konkurrencën e femrave u shpall Kombëtarja e futbollit, ndërsa çmimi i njëjtë, por në konkurrencën e meshkujve shkoi për Kombëtaren e Basketbollit.

“Shpresa Olimpike” në konkurrencën e femrave u vlerësua xhudistja Laura Fazliu, e cila fitoi për herë të tretë këtë çmim, ndërsa në konkurrencën e meshkujve u shpall karateisti, Betim Maliqi.

VIDEO E CEREMONISË ME DEKLARATA 

 

LAUREATËT 2020

Distria Krasniqi – Sportistja e Vitit

Dardan Berisha – Sportisti i Vitit

Driton Kuka – Trajneri i Vitit

Latif Demolli – Çmimi Special

Futbolli – Kombëtarja e Vitit (F)

Basketbolli – Kombëtarja e Vitit (M)

Laura Fazliu – Shpresa Olimpike (F)

Betim Maliqi – Shpresa Olimpike (M)

 

 

 

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]