Certifikohen 20 trajnerë të shigjetarisë
20 trajnerë të shigjetarisë, tre prej të cilëve nga Shqipëria, janë licencuar në nivelin e dytë të kursit për trajnerë të shigjetarisë, të mbajtur për tetë ditë në Holday Resort në Sllatinë të Fushë Kosovë.
Kursi u mbështet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, falë projektit të fituar në Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), si dhe bashkëpunimit me Federatën Botërore të Shigjetarisë.
Para pjesëmarrësve ligjëroi eksperti ndërkombëtar nga Greqia, Christos Karmoiris, i cili mbeti i kënaqur me organizimin dhe interesimin e vijuesve.
Në ceremoninë përmbyllëse të dorëzimit të certifikatave ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili uroi pjesëmarrësit për përfundimin e kursit, duke inkurajuar pjesëmarrësit që përvojën e fituar ta bartin tek shigjetarët e rinj.
Kryetari i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, Agron Mala, falënderoi ekspertin Karmoiris për kontributin e dhënë, derisa theksoi se ky kurs do të ndikojë në avancimin dhe ngritjen e cilësisë së shigjetarisë në Kosovë.
KOK do të vazhdojë edhe në javët e ardhshme me mbështetjen e federatave, në vijimin e kursve të tilla për trajnerëve.